Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri përmes një statusi në facebook është shprehur se me 17 tetor do të bëj histori ku për herë të parë në historinë e Vushtrrisë do të fitojë pa balotazh.
Tahiri po prinë i pari dukshëm ndaj kanidatëve tjerë në të gjitha matjet dhe sondazhet për Komunën e Vushtrrisë.
Po ashtu edhe të gjithë analistët po e cilësojnë Tahirin si fitues i zgjedhjeve të 17 tetorit në Komunën e Vushtrrisë.
Postimi i plotë i Tahirit:
Sondazhi mund të reflektojë mbështetjen kur është bërë matja, por Vushtrrinë e fitojme pa balotazh.
Do të bëjmë histori, për herë të parë në histori të Vushtrrisë fitojmë pa balotazh.