Tahiri drekë lamtumirëse me Szunyog: U angazhua në mbështetje të Kosovës drejt integrimit në BE

Prishtinë | 03 Gus 2024 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka pritur në një drekë lamtumirëse Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog.

Të njëjtit ka thënë se i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në emër të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Në një drekë lamtumirëse prita shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, të cilin e falenderova për bashkëpunimin e shkelqyeshëm. Në emër të kryetarit Ramush Haradinaj, prezantova medaljen, “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, si vlerësim për angazhimin e tij në mbështetje të Kosovës drej integrimit në BE”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme