Tahiri: Evropa dhe Rajoni po marrin masa për ta përballuar rritjen e çmimeve, Kosova në gjumë

Prishtinë | 22 Mar 2026 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë veprimi përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se vendi po qëndron pasiv, ndërsa shtetet e rajonit dhe ato evropiane po ndërhyjnë me masa konkrete për të mbrojtur qytetarët.

Sipas tij, situata është alarmante dhe kërkon reagim urgjent institucional.

Tahiri përmendi disa shembuj nga rajoni dhe Evropa.
Shefi i deputetëve të AAK-së theksoi se Maqedonia e Veriut, ndonëse ka çmime më të ulëta të karburanteve, ka paralajmëruar masa të reja mbrojtëse. Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndërhyrje për uljen e çmimeve dhe përgatitje të politikave konkrete.

Ndërkohë, Spanja tashmë ka miratuar një paketë prej 5 miliardë eurosh, e cila përfshin ulje të TVSH-së për karburantet, subvencione për litër, reduktim të taksave të energjisë dhe mbështetje për familjet dhe bizneset.

Në këtë kontekst, Tahiri ngriti pyetjen se pse Kosova nuk po ndërmerr hapa të ngjashëm, duke e cilësuar reagimin institucional si të vonuar dhe të pamjaftueshëm.

Të ngjashme