Tahiri: Fabrika e municionit për efekt elektoral, fotografia e marrëveshjes i ngjanë banerave të fushatës

Prishtinë | 07 Jan 2025 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Paralamnetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka vënë në dyshim ndërtimin e fabrikës për prodhimin e municionit, për të cilën, Qeveria e Kosovës muaj më parë ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë.

Tahiri ka thënë se kjo është bërë për efekt elektoral, dhe fotografinë e nënshkrimit të marrëveshjes e ka krahasuar me banerat që i vendosin partitë në fushatë zgjedhore.

“Ajo në letër është. Si në fushatë që i qesim ato maketat. Këta i kanë qitë maketat e fotografitë, për ‘syreta” këta të mbysin. Këta janë ekspertë të maketave e fotografive. Asgjë nuk ndodh, as nuk është tu ndodhë. Që 1 muaj a ka ndodhë diçka. Këto janë për fushatë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se edhe armatimet që po vijnë për FSK-së që po i prezanton kjo qeveri janë marrëveshje që janë bënë në kohën e qeverisjes së AAK-së.

Ministri Ejup Maqedonci në Tëvë1, ka thënë se fabrika për prodhimin e municionit do të përfundojë brenda dy viteve.

Të ngjashme