Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka falënderuar deputetët për miratimin e rishikimit të Buxhetit.
Tahiri ka shkruar është i vetëdijshëm që ky nuk është buxheti ideal, por që sipas tij padyshim është jetik për rrethanat që po klon vendi.
Statusi i plotë i tij:
Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rishikimit të Buxhetit me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Jam shumë i vetëdijshëm që ky nuk është buxheti ideal, por padyshim është jetik për rrethanat që jemi si vend dhe shoqëri.