Deputeti i PDK, Abelard Tahiri, tha se Gjykata Kushtetuese ka shënuar një momentum të ri, raporton Ekonomia Online.
“Gjykata Kushtetuese ka shënuar një momentum të ri. I bëjmë thirrje Vetëvendosjes që të reflektojë. Është e qartë se gjatë kësaj periudhe është abuzuar me rregullat parlamentare nga kryesuesi, duke na imponuar për votim të komisionit. Konsideroj që tani VV-ha do të reflektojë dhe do të arrijmë në një kompromis që ta nxjerrim vendin nga kjo situatë e krijuar”, tha Tahiri.
