Tahiri: I takon presidentit të vendosë për qeverinë e re, VV-ja e ka konsumuar mandatin e vet

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 16:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ramush Tahiri thotë se në këtë kohë pandemie partitë politike duhet t’i  lënë anash inatet dhe të gjejnë zgjidhje për krijimin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.  

Ai ka vlerësuar se Lëvizja  Vetëvendosje mund të kërkojë zgjedhje të reja, mirëpo zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në dy raste nëse i shpallë presidenti, mbas rrëzimit të qeverisë dhe nëse parlamenti shpërndahet. Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka shfrytëzuar mandatin e saj kushtetues si parti e parë dhe e ka krijuar qeverinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me minoritetet.

“Vetëvendosje e ka konsumuar të drejtën e saj që si e para për ta pasur mandatarin. Tash mandatarin e cakton presidenti nga cilado parti e cila e krijon koalicionin dhe i ka 61 vota.”, tha ai.

Tahiri në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka për obligim në bazë të Kushtetutës në afat prej 10 ditësh t’i konsultojë të gjitha partitë politike dhe të shoh se cila nga këto e ka mundësinë për themelimin e qeverisë.

Tahiri, në këtë intervistë ka thënë se nëse të gjitha partitë politike deklarohen se nuk dëshirojnë qeveri të re, si janë deklaruar më herët kur kanë  rënë qeveria e Isa Mustafës ose edhe dorëheqja e Ramush Haradinaj, atëherë presidenti në bazë të nenit 84 pika 2 është i obliguar të shpërndajë Kuvendin me dekret dhe sipas ligjit të kushtetueses t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në afat prej 40 ditësh prej ditës së shpërndarjes së kuvendit.

Ndërsa në rastin tjetër  vetëm partia e cila ka 61 vota mund ta formojë qeverinë e re.

“Unë mendoj se do të gjendet zgjidhje. Presidenti i Republikës së Kosovës e ka për obligim në bazë të Kushtetutës në afat prej 10 ditësh ti konsultojë të gjitha partitë politike dhe të shoh se cila nga këto e ka mundësinë për themelimin e qeverisë dhe daljen në kuvend si dhe votimin me 61 vota. Ky është obligim kushtetues. Thirrja në konsultim të partive politike dhe partitë politike i tregojnë se a ka koalicion të ri për formimin e qeverisë. Nëse të gjitha partitë politike deklarohen se nuk dëshirojnë qeveri të re, si janë deklaruar më herët kur kemi pasur më herët rënien e qeverisë Mustafa ose kur kemi pasur dorëheqjen e Ramush Haradinaj, atëherë presidenti në bazë të nenit 84 pika 2 është i obliguar të shpërndajë kuvendin me dekret dhe sipas ligjit për zgjedhjet e jashtëzakonshme që ti shpallë zgjedhjet në afat prej 40 ditësh jo 45 prej ditës së shpërndarjes së kuvendit. Ata që dëshirojnë për ta pasur koalicionin e ri qeveritar dhe pastaj të ja japë  mandatarin asaj partie që konsideron se i ka së paku 61 vota, për në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Tahiri për Ekonomia Online.

Sipas Tahirit, nuk duhet të ketë inate në këto ditë pandemie, por të gjendet sa më shpejt zgjidhja dhe të formohet qeveria e re.

Në këtë rast, Tahiri theksoi se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk shkon te presidenti dhe nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë, atëherë i takon presidentit të vendosë për koalicionin e ri, i cili ka shumicën e votave në Kuvend.

“Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me inate, por kemi të bëjmë me respektimin e nenit kushtetues i cili i jep të drejtë vetëm presidentit dhe askujt tjetër që t’i konsultojë partitë politike për të parë mundësinë që vendi të mos shkojë në zgjedhje, por të kemi një qeveri të re. Nëse Vetëvendosje nuk shkon, atëherë presidenti mund të vendos edhe pa të nëse nuk i ka votat. Presidenti vendos për koalicion të ri, a do të jetë VV, LDK, AAK, apo PDK”, tha ai.

Mes tjerash, Tahiri tha se Vetëvendosje e ka konsumuar të drejtën e saj që si parti e parë fituese e ka pasur mandatarin qeverisës. Tash mandatarin e cakton presidenti nga cilado parti e cila e krijon koalicionin dhe i ka 61 vota.

“Jo vetëm Vetëvendosje por asnjë parti tjetër nëse i ka vetëm 29 ose 38 ose 40 deputet, nuk mund ta qoj vendin në zgjedhje. Kjo është e drejtë e parlamentit, i cili me dy të tretat mundet ta shpërndajë parlamentin dhe ta dërgojë vendin  në zgjedhje. Është e drejtë e presidentit t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme pas mocionit ndaj qeverisë,  pas konsultimit me partitë politike që kanë gatishmëri dhe vota të mjaftueshme për tu zgjedhur  qeveria e re dhe vendi mund të shkoj në zgjedhje. Vetëvendosje e ka shfrytëzuar mandatin e saj kushtetues si parti e parë dhe e ka krijuar qeverinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me minoritetet. Vetëvendosje e ka konsumuar të drejtën e saj që si e para për ta pasur mandatarin. Tash mandatarin e cakton presidenti nga cilado parti e cila e krijon koalicionin dhe i ka 61 vota:, shtoi ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme