Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pozita duhet të vijë me një kandidat tjetër për president, raporton Ekonomia Online.
“Opozita nuk i ka votat ta zgjedhë presidentin, prandaj presim që mazhoranca të vij më një figurë që ka përkrahjen e opozitës. Nuk është koha të shkojmë në zgjedhje në kohën kur po kemi keqësim me situatën pandemike” ka thënë Tahiri.
Kjo mbledhje ishte jashtëzakonisht e çuditshme që shtyhej çdo 30 minuta dhe nuk kishte pikë të qartë të rendit të ditës. Një mbledhje e njëjtë si seanca e mbrëmshme dhe shantazhi ishte i njëjtë si mbrëmë”.
“Kërkojmë nga kjo mazhorancë e papërgjegjshme që të merret me pandeminë, zhvillimin ekonomik. Por, këta më së paku e kanë mendjen tek qeverisja e vendit”.
Tahiri pas kësaj mbledhje tha se në asnjë mënyrë nuk e mbështesin Vjosa Osmanin për presidente dhe kërkoi ndryshimin e kandidaturave për këtë pozitë, njofton Klan Kosova.
“Presidenti duhet zgjidhet në mënyrën të dinjitetshme ndërsa sot po pretendohet të zgjidhet në mënyrën më të turpshme të mundshme pa u diskutuar me partitë politike”, tha Tahiri.