Edhe Besnik Tahiri nga AAK tha se kanë kërkuar nga Borrelli që sa më parë të vendosin agjendën e Këshillit të Ministrave çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Ekonomia Online.
“Në takim i bëmë të qarta qëndrimet tona në radhë të parë treguam zotimet tona që ti përmbushim të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e MSA dhe të njëjtën kohë kërkuam përkushtimin e institucioneve të BE-së të vendoset në agjendën e Këshillit të Ministrave çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët”, tha ai.
Tahiri tha se mungesa e Haradinajt në këtë takim nuk ka të bëjë me bojkot por me agjendë të ngjeshur, i cili e ka pasur të pamundur të marrë pjesë këtu.