Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën për votimin e qeverisë Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, do duhej të distancoheshin nga organizata “Syri i Popullit”, raporton Ekonomia Online.
Tahiri ka thënë se kjo qeveri nuk do të mund të kryejë as një punë, pasi që do të jetë afatshkurtër.
“Kemi kandidat njeriun i cili nuk ka vënë asgjë në ndërtimin e këtij shteti. Njeriu i cili organizoi organizatën terroriste ‘Syri i Popullit’. Ky kandidat dhe zëvendësi i tij dhe krejt Vetëvendosja nuk janë distancuar nga kjo organizatë. Ai e mashtron masën me veprime. Që nga 6 tetori e kemi parë në negocim me Listën Serbe, kërkoi dialog pasi që më nuk është pengesë. Isa Mustafa dikur e quanten argat të Serbisë tani pasi fitoi zgjedhjet po bën koalicion.
“Kjo qeveri nuk do të ketë kohë për vendimet e saj pasi do të jetë qeveria më jetë shkurtër deri me tani”, tha Tahiri.