Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia për shkak të humbjes, aë bashku me aleatin e saj – Rusinë, nga bota perëndimore, po e provokon Kosovën përmes protestave të sajuara në veri.
Tahiri ka theksuar se Kosova nuk duhet të lejojë që të provokohet.
“Serbia po kalon nëpër trauma, të vjetra dhe të reja, ndaj po provokon Kosovën përmes protestave të sajuara në veri të vendit! Kosova duhet të mos lejojë të provokohet, sepse burimi i tyre lidhet me humbjet që po pësojnë edhe Rusia dhe Serbia nga bota perëndimore”, ka shkruar Tahiri.