Tahiri: Krenar me rezultatin më të mirë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, duke u renditur i 15-ti.

Ai zuri vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën, diçka që e bën shumë krenar sportistin.

“Jam shumë krenar që e arrita rezultatin më të mirë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore”, tha ai.

Deklarata e plotë pas arritjes historike:

Të ngjashme