Tahiri e kritikon Qeverinë se nuk po i përkrah kategoritë e dala nga lufta

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos mbështetje të veteranëve të luftës, invalidëve e familjarëve të dëshmorëve, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se edhe AAK do të votoj kundër Projektligjit Fondit Sovran dhe se nëse ai kalon do të adresohen në organet Kushtetuese.

“Janë dy çështje që dua t’i ngrisin sot e para për 28 nëntorin, gjendja e vet, invalidëve, familjarëve të tyre është në një gjendje shumë të rënd dhe nuk ka as një veprim nga kjo Qeveri. Ne si GP jemi duke punuar në amendamente që do ta ndihmojnë këtë kategori”.

“Është kërkesë e AAK që në buxhetin e ri që vjen këto kategori të trajtohen me respekt, me financim, pensione e paga. Kjo liri e cila festohet sot, kjo date e cila do të festosh nëse është falë ushtrisë së Kosovës dhe veteranëve të saj”, tha ai.

“Çështja e dytë lidhet me Fondin Sovran, është caktuar që të jetë në seancën e radhës, e dëmton në esencë ekonominë. AAK e kundërshton, do të adresohet në institucionet Kushtetuese”, tha ai.

Të ngjashme