Tahiri: Kryeministër, fëmijët të hënën duhet të shkojnë në shkollë, ti e ke në dorë

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri tha se është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu drejtua kryeministrit Kurti, duke thënë se fëmijët duhet të fillojnë mësimin të hënën dhe se Qeverisë i takon vendimmarrja.

“Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë”, shkroi Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.

Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.

Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.

Shiheni se si ka qenë qasja jonë.

Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid029wsMyRmemZWBgY9M5zNBSyX2Z6BDQWKKDyC4kdirEfRfptf6R6AoZ3GtpLkueXRNl&id=731671610&sfnsn=mo

Të ngjashme