Tahiri: Kryeministri Kurti nuk guxon të sillet si monark

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk guxon të sillet si monark, raporton Ekonomia Online.

Tutje Tahiri foli edhe për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe Ligjin e pagës minimale dhe atë të Ligjit të Pagave.

“Sot diskutuam tri çështje dhe si GP e shohim të rëndësishëm raportimin e Kurtit në Bruksel dhe është e pahijshme një sjellje prej një monarku. Është e pafalshme nëse veprimet dhe qasja ta dëmtojë vendin dhe kjo të mos diskutohet në Kuvendin e Kosovës”.

Ne nuk kemi par asnjë draft dhe nuk e dimë se çfarë ka aty. Kushtetuesja ka parapa vijat e kuqe dhe pas atij vendimi nuk guxon të dalë askush”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme