Tahiri: Kurti e pranoi Asociacionin, mosbotimi i dokumentit bëri që kryeministri ta ndërtojë fjalorin manipulativ

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e mbajtur të fshehtë procesin e dialogut me Serbinë e ka sjellë Kosovën në një gjendje të rëndë.

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Tahiri ka theksuar se kjo vjen si rezultat i ndonjë lutjeje të vetë Kurtit që sipas saj i njëjti dëshiron të blejë kohë që të ndërtojë fjalorin “manipulativ”.

Ajo ka thënë se nëse dokumenti do të publikohej menjëherë atëherë sipas saj do të ishte një “shok” për votuesit e LVV-së.

“Qasja e Kurtit që po e mban procesin e dialogut dhe dokumentin krejt fshehtas jashtë syve të opinionit e ka sjellë Kosovën në një gjendje të rëndë edhe në kuptimin e demokracisë së lënduar… Kurti nuk i nxjerrë dokumentet”.Është hera e parë që Brukseli nuk e bën publike dhe mendoj që më tepër ka qenë si ndonjë rezultat i ndonjë lutje të Kurtit që mos ta botojnë menjëherë në mënyrë që ai të blejë kohë ta ndërtojë fjalorin manipulativ. Atij i duhet ta përgatisë opinionin dhe të mashtrojë aq sa mundet sepse ai e ka ndërtuar këtë pushtet mbi bazën e kundërshtimit të Asociacionit, pra tani e ka pranuar. Nëse menjëherë do të dilte dokumenti do të ishte shok për ata që i besuan dhe tani u zhvesh lideri i tyre nga manipulimet dhe populizmat por nuk po guxon ta nxjerrë dokumentin”, tha Tahiri.

Të ngjashme