Tahiri: Kurti, kërkoi lëmosh politike në Amerikë, mashtrimi i tij kalon veç te VV-ja

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti pas vizitës së tij në SHBA, duke e akuzuar për mashtrim dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për bllokimin institucional në Kosovë, raporton Periskopi.

Sipas Tahirit, Kurti u përpoq t’u shpjegonte amerikanëve arsyet e pezullimit të dialogut strategjik, pa përmendur sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkeljet kushtetuese me konstituimin e Kuvendit.


Ajo shtoi se kërkesa e Kurtit për një mandat të dytë para SHBA-së, pa e artikuluar këtë në Kosovë, është shenjë e një politike mashtruese që, sipas saj, nuk kalon as në Uashington, e as te opozita në vend.

Të ngjashme