Tahiri: Kurti sot i ndau në kategori policët sipas tekeve të tij, i diskriminoi e ofendoi me shtesat kuturu

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë së shumica parlamentare dje iku nga Kuvendi i Kosovës, ku diskutohej rezoluta për rritjen e pagave për policët, dhe mijëra nëpunës të tjerë publikë.

E sot Qeveria dhe kryeministri Kurti gjetën rastin t’i ndajnë shtesat policëve.

“Unitetin dhe frymën policore, të përkrahur fuqishëm nga uniteti qytetarë në përkrahje të këtij institucioni model, e ndau në kategori sipas tekeve të tij. I diskriminoi, i përqau, i ofendoi me dallimet sipas % kuturu. Ndoshta kjo ka të bëjë me hallin e Kurtit për zhvendosje të vëmendjës nga pranimi i propozimit të Asociacionit”, ka shkruar Tahiri, në Facebook.

Postim i plotë i tij:

Dje shumica parlamentare iku nga Kuvendi duke refuzuar të miratoj Rezolutën për rritjen e koeficientit, pra rritjen të pagës. Propozimi ynë për rritje ka të bëjë me policët pa dallim, dhe me mijëra nëpunës tjerë publik. Sot Qeveria dhe Kryeministri Kurti gjetën rastin t’i ndajnë shtesat policëve. Unitetin dhe frymën policore, të përkrahur fuqishëm nga uniteti qytetarë në përkrahje të këtij institucioni model, e ndau në kategori sipas tekeve të tij. I diskriminoi, i përqau, i ofendoi me dallimet sipas % kuturu. Ndoshta kjo ka të bëjë me hallin e Kurtit për zhvendosje të vëmendjës nga pranimi i propozimit të Asociacionit.

Është skandaloze që këta njerëz me këtë mendësi të mbrapshtë, me qëllime to ulta, ngatërrojnë pagën me shtesat. Kështu ju duhet në këto momente turbulencash. Janë në zor. A e dinë këta të paaftë, që policëve dhe kategorive tjera ju takojnë shtesat, pavarësisht nivelit të pagës. Kjo dëshmohet edhe me faktin që vendimi i sotshëm i qeverisë vlen edhe retraktivisht. Fiks para 5 vjetëve ishte percaktuar se shtesa maksimale e rrezikshmërisë për policët mund të ishte 210 euro. Nuk vepruan edhe kur i rrezikuan në veri.

Nuk mund të luani me policët, nuk do të luani me nëpunësit civil, edhe pse duke u marrë me presionet ndërkombëtare, të cilat i provokuat për një kohë të gjatë, po shihet se ju ka humbur udha në oborr!

TURP! Qeveri përnjëmend Koti.

Të ngjashme