Tahiri-Kurtit: E ke kallë Kosovën për asociacionin, tash duhet ta refuzosh atë

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

“Porosia ime për Kurtin është kjo: E ke kallë Kosovën për asociacion, tash duhet ta refuzosh atë”. Kështu u shpreh ish-negociatorja, Edita Tahiri.

Madje, Tahiri vlerësoi se Kurti e ka fituar pushtetin duke e kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Një problem që e ka Kurti si kryeministër, ai e ka kundërshtuar fuqishëm asociacionin, deri në masat e protestave të dhunshme, e deri te kallja e parlamentit. E tani kur e ka kundërshtuar nuk mund të kthehet më pas dhe të fillojë të flasë për këtë temë. Por, si do ta menaxhojë këtë, kjo është puna e tij. A do t’i mashtrojë votuesit, a do t’u rrijë besnikë atyre premtimeve, kjo është çështje e tij. Mirëpo, porosia ime, është kjo: E ke kallë Kosovën për asociacion, tash duhet ta refuzosh atë. Kjo është porosia ime për Kurtin. Mbi refuzim të asociacionit, Kurti e ka fituar pushtetin”, deklaroi Tahiri në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Të ngjashme