Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi ka shkruar se vendimi për largimin e konstruksioneve te New Born si vendim është marr në mars, mirëpo ai thotë se për shkak të pandemisë nuk është vepruar deri tani.
Tahiri mes tjerash ka shkruar se palët e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuara me kohë për të gjitha procedurat.
Postimi i plotë:
Lidhur me largimin e konstruksioneve tek NEWBORN
Ka pas shumë probleme dhe raste të hapura në polici për atë zonê, dhe si rrjedhojë, me kërkesë të Policisë së Kosovës u është refuzuar vazhdimi i lejes për shfrytëzim të hapësirës publike.
Vendimi për largim është marr në mars por për shkak të pandemisë nuk kemi vepruar deri tash. Palêt e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuar me kohë për të gjitha procedurat. Sot, po kryejmë punën tonë, në zbatimin e vendimeve.
Falenderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në secilin rast, duke ndihmuar kështu në zgjidhjen e problemeve brenda Kryeqytetit.