Tahiri: Marrëveshje të thellë e në thelb me Radojiçiqin, thikë pas shpine ndaj vendit

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se po vërtetohet se me Milan Radojiçiqin ka pasur marrëveshje, duke e quajtur këtë thikë pas shpine, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka kërkuar ballafaqim me pozitën në Kuvend. Tutje, Tahiri krahason kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj me Mimoza Kusari-Lilën.

“Ky Kuvend, qytetarët meritojnë ta dinë për çfarë kushtesh ësghtë negocuar me terrorstin, Milan Radojçiq. Cili ka qenë pazari i këtij negocimi? Aty nuk flitet për ligje që kanë të bëjnë me komunitete, nuk flitet për çështje që trajtohen në kuvend në raport me 2/3. Aty diskutohet për një ligj që prek secilin njeri për pagën minimale, dhe veteranët e UÇK-së. Ne duhet ta dimë se ky koordinim a është një thikë pas shpine ndaj demokracisë së Kosovës”.

“Që nga nisja e kësaj legjislature neve na është thënë këtu se nuk ka koalicion me Srpskan, asnjë marrëveshje me te, bile e keni thënë me mburrje. Përgjimet vërtetojnë se një marrëveshje e thellë dhe në thelb, ka ndodhë. Kjo qeveri nuk ka etikë politike, po të kishte etikë ishte dashur të flasim që janë pa ushqim. Po të kishte etikë do të duhej të dorëhiqet dikush, se është ka vjedhë më të madhe. I drejtohem Kusari-Lilës, të vërtetën e din ky popull për Ramush Haradinajn. Dhe e din kush je ti. Dhe nuk mundesh me ardh ti me na shit moral për atë temë”.

“I drejtohem Kusari-Lilës, nuk duhet në asnjë moment tëndin me vendos argument i cili nuk qëndron se mashtrimi dhe rrena luftohet vetëm me të vërtetën, e të vërtetën e di ky popull se kush është Ramush Haradianj e kush je ti”.

Të ngjashme