Tahiri: Më e keqja, Kurti edhe po tërheq policinë në veri ndërsa ndëshkimet e ShBA-së nuk po hiqen

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar sërish për situatën në veri.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se kryeministri Albin Kurti po mendon se duke tërhequr gradualisht policinë nga katër komunat në veri populli nuk sheh, por në fakt sipas saj, vetëm militantët e VV-së nuk shohin.

Sipas Tahirit, çka është më e keqja, Kurti edhe po tërheq policinë ndërsa ndeshkimet e ShBA-së nuk po hiqen.

“Kurti po mendon se duke tërhequr gradualisht policinë nga katër komunat në veri populli nuk sheh, por në fakt nuk shohin vetëm militantët e VV-së. Çka është më e keqja edhe po tërheq policinë ndërsa ndeshkimet e ShBA-së nuk po hiqen. ShBA as nuk i vendos lehtë sanksione një shteti mik siç është Kosova, as nuk i heq lehtë!”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme