Saimir Tahiri ka vijuar sulmet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, kur në një takim me banorët e Pezës ai ka kërkuar që mos ta çojnë dëm votën duke votuar për LSI-në, pasi në 25 qershor, sipas Tahirit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në opozitë.
“Kur vota është investimi më i madh për katër vitet e ardhshme, tek një parti që ti pret të të zgjidhë hallet e tua, për cilën arsye do e votosh, do e çosh votën tënde dëm, këtë lloj investimi tëndin tek LSI-ja? LSI-ja, miqtë e mi, pas datës 25 qershor, do jetë në opozitë”, tha Tahiri, transmeton tch.
“Dhe në qeverisje do të jetë Partia Socialiste, Edi Rama dhe ju. Vetëm kaq. Asnjë tjetër”, shtoi Tahiri.