Kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), njëherësh ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit.
Tahiri ka thënë për gazetën “Epoka e re” se fitorja e këtij koalicioni do të jetë e sigurt, pasi sipas saj, puna që ka bërë PDK-ja në qeverisje, ku ADK-ja ka qenë partnere e saj, meritojnë besimin e qytetarëve.
“Ne do të fitojmë sigurt për shkak se kemi qenë të përkushtuar për shtetin dhe kemi punuar seriozisht, prandaj meritojmë besimin e qytetarëve”, është shprehur Tahiri.
Edita Tahiri është kandidate për deputete në listën e koalicionit PDK-AAK-Nisma.