Tahiri: Në vend se të ishte kryeministër i lekut, Kurti po bëhet “kryeministër i dinarit”

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “kryeministër të dinarit”.

Duke ia rikujtuar premtimin e tij për bashkim kombëtar, ajo ka bërë me dije se Kurti do të duhej të bëhej kryeministër i lekut dhe jo i dinarit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti po hynë në histori si kryeministër i dinarit.

“Kryeministri i dinarit – ne vend te ishte kryeminister i lekut per te cilin premtoi dhe mori shumicen e votave- po hyne ne histori per dinar”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme