Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur konferencë për medie në përmbyllje të viti, raporton Ekonomia Online. Ai duke përmendur dështimet e Qeverisë përgjatë viti 2023, ka thënë se për vitin 2024 ngjarja më e mirë që do të mund t’i ndodhte vendit dhe qytetarëve do të ishte largimi i Qeverisë.
Kjo ngase sipas tij, Qeveria në pushtet e varfëroi, dobësoi dhe dëmtoi shtetin e pavarur të Kosovës. Tahiri shtoi se maja e dështimeve të kësaj Qeveri është pranimi i draft-statutit për Asociacionin.
“Për vitin 2024 ngjarja me e mrekullueshme do të ishte largimi i kësja Qeveri e cila e varfëroi, dobësoi dhe dëmtoi shtetin e pavarur të Kosovës”, tha ai.
“Rezultati i PISA-s ka qenë më i ulëti ndonjëherë që Republika e Kosovës e ka marrë. Fatkeqësisht edhe pse ky rezultat e ka reflektuar logjikën e kësaj qeverie në forcimin e arsimit në Kosovë. Veprimet e një pas njëshme në sektorin e arsimit duke filluar prej synimit për të ngulfatur përfaqësuesit e sindikatave të arsimit e deri tek mos krijimi as i kushteve infrastrukturore e as kushteve të arsimit të lartë të hulumtimeve shkencore, tregon që kjo qeveri në sektorin për të cilin ka folur më së shumti ka dështuar plotësisht Çështja e dytë ka të bëjë me problemin me paga në administratën shtetërore”.
“Për tre vjet rresht, katër herë e kanë pasur në agjenten legjislative Ligjin e Pagave. Edhe atëherë kur e kanë miratuar, e kanë miratuar një ligj i cili në një numër të caktuar të kategorive e ka zvogëluar pagën, tek një numër i madh e ka rritë për 10, 15 apo 20 euro. Vetëm tek kategoria e specializantëve ka pasur një ngritje në sektorin e shëndetësisë. Mbi 72 mijë zyrtarë publikë ballafaqohen me sistemin më të ultë të pagave në rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Kjo qeveri e ka varfëruar dhe e ka ndëshkuar secilin zyrtarë publikë të këtij vendi”.
“Maja e dështimit të kësaj qeverie është draft-statuti i Asociacionit i cili është prezantuar dhe njëkohësisht menaxhimi i gjithë procesit të dialogut. Si shtet kemi për obligim që ta ruajmë sovranitetin, lirinë dhe institucionet vitale që i kemi. Kurti si kryeministër ka arritur ta sfidojë seriozisht sistemin një shkallës të Qeverisë së Kosovës. Ne jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do të korrigjojë gabimet që i ka bërë” tha ai.