Tahiri nga PDK-ja thotë se kryeministri tejkaloi organin e akuzës

Prishtinë | 16 Dhj 2024 | 12:34 | Nga Hasan Hoti

Shefi i deputetëve të PDK, Abelard Tahiri, ka thënë se është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkaloi kryeministri Albin Kurti organin e akuzës, Prokurorinë Speciale, ku ishte i ftuar të dëshmonte të hënën, raporton Ekonomia Online.

“Seancat e mbajtura më 5 dhjetor kanë qenë seanca që na u pamundësua pjesëmarrja e opozitës. Këtë vërejtje ia shpreha edhe kryetarit dhe mazhorancës. Nuk ka qenë bojkotim i opozitës dhe jemi ftuar dy minuta me vonesë. Në rast se një praktike e tillë legjitimohet nga Kushtetuesja, do të jetë e dëmshme për demokracinë. Siç e dini ne i kemi dërguar 19 projektligje dhe presim që të merret vendimi në favor tonin”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë se është mesazh i keq ajo se çfarë u pa sot, veprimi i Kurtit.

“Në radhë të parë është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri organin e akuzës dhe siç e dini që më bazë të Kushtetutës, pushtetet janë të ndara. Organi i akuzës është ai që ndalon keqpërdorimet dhe korrupsionin dhe me këtë rast organi i akuzës ka diçka për të sqaruar. Mendoj që është mesazh i keq ajo se çfarë u pa sot”, tha ai

Të ngjashme