Tahiri: Nuk e mbështesim rritjen prej 50 eurosh, pritëm rritje të vlerës së koeficientit

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se paralajmërimi i Qeverisë Kurti për rritje pagash është skandaloze dhe në përmbajtje është mashtrim, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se procesi i rritjes së pagës në sektorin publik bëhet në dy mënyra, përmes Ligjit që i rregullon pagat dhe shumën e rregullon me Ligjin mbi Buxhetin.

“GP i AAK ka thirrur këtë konferencë për shkak të se konferenca e kryeministrit ka qenë komunikimi më i rëndësishëm për 80 mijë shërbyes civil. Gjithë ne kemi prit që t’i duartrokasim për rritjen e vlerës së koefocientit. Në esencë është skandaloze, në përmbajtje është mashtrim dhe dështim”.

“Kosova dhe qeveria i rregullon pagat në sektorin publik me Ligj dhe shumën e rregullon me Ligjin mbi Buxhetin. Rritja e njësive në formë hirarkike të koeficinetit mundet me ndodh vetëm nëse ky Ligj i shtrohet një procesi të amandamentimit në Qeveri e më pastaj në Kuvend. Është manipulim me shërbyes civil dhe kanë pritur që së paku vlera e koeficientit të jetë së paku 130 euro”, u shoreh Tahiri, teksa këmngul se rritja e pagave është e kundërligjshme.

“Ne kërkojmë që të mos ketë lojë, të mos tentohet blerja e votës por të shkohet përmes Ligjit për Buxhetin. Ajo që u tha për rritje të ekonomisë, të na tregojë dikush se në cilën sektorë është rritur ekonomia. Andaj ne nuk e mbështesim rritjen prej 50 euro, për shkak se ky është mashtrim dhe tentim për blerje të votës”, u shpreh Tahiri, raporton EO.

Të ngjashme