Tahiri: Paratë e buxhetit për bujqësi po vidhen, institucionet të reflektojnë

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 12:51 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK) ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, në të cilën kanë kërkuar nga kryeministri dhe ministria e Bujqësisë përgjegjësi për situatën siç thanë ata të rëndë në bujqësi. Ata thanë se institucionet lidhur me këtë nuk po ndërmarrin asgjë.

Ai ka thënë se deri më tash nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kryeministri, prandaj kërkuan edhe një herë që kryeministri ti pranojë në takim dhe të gjejnë zgjidhje, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri ka thënë se paratë e buxhetit për bujqësi po vidhen me rastin e ndarjes së grandeve dhe subvencioneve.

“Paratë e buxhetit për bujqësi po vidhen me rastin e ndarjes për grandeve dhe subvencione, aplikuesit për grande dhe subvencione nuk mund ti marrin ato pa dhënë mito deri në 20% të vlerës së projektit. Ata që marrin Grandet pa ryshfet ose janë të afërm të zyrtarëve të ministrisë së bujq ose janë zyrtarë e militantë të partive në pushtet, grandet i marrin ata që më së paku merren me bujqësi kurse refuzohen doktorët e veterinës dhe agronomët me traditë të gjatë pune”, tha Tahiri, raporton EO.

Ai tha se subvencionet jepen me shtatë muaj vonesë andaj sipas tij ky është keqpërdorim për vepër penale dhe përgjegjësit duhet të shkojnë në burg për këtë.

Ai tha se këtë vit kishin rendimentin më të ulet të grurit që prej pas luftës, ndërsa tha se institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asgjë në këtë drejtim.

“Qeveria dhe ministria e Bujqësisë janë të heshtura dhe nuk po marrin kurrfarë masash mbrojtëse apo ndihmash për humbjet që pësuan bujqit prodhues të grurit. Për bujqit po mungon një agrobankë për kredi bujqësore siç i kanë bujqit në vendet e zhvilluara.  Agjencioni i ushqimit dhe veterinës nuk po kryen punën e vet si duhet prandaj fushëveprimi i kontrabanduesve dhe keqbërësve është i hapur dhe pa pengesa”, tha ai.

Tahiri ka kërkuar hapa konkret për  siç tha ai zbutjen e kësaj situate të rëndë.

“Propozojmë të rriten subvencionet nga 250 në 300 euro për një hektar të mbjellur, ti zbutë kriteret për sipërfaqe duke filluar nga 50 ari e më lart, pagesat e subvencioneve ti bëjë brenda afatit vegjetativ të çdo kulture bujqësore, të subvencionohen me 50% nga qeveria farërat, plehrat dhe naftën për traktorë”, tha ai.

 

 

Të ngjashme