Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, pas kalimit të qytetit nga zona e kuqe e rrezikshmërisë në atë të verdhë.
Tahiri ka përkujtuar edhe, siç i quan ai, humbjet e mëdha nga koronavirusi, teksa ka bërë thirrje që qytetarët e Vushtrrisë të ruajnë njëri tjetrin.
Në zonë të verdhë, pas vlerësimit të situatës epidemiologjike nga Ministria e Shëndetësisë, ka kaluar edhe qyteti i Ferizajt.
Njoftimi i plotë:
Vushtrria sonte ka dalur nga Zona e Kuqe në Zonë të verdhë, me këtë rast është hequr ora policore
Shumë njerëz të dashur kemi humbur nga ky virus i keq, shumë qytetarë të tjerë po vuajnë me shëndet të rënduar.
Andaj, ju lutem, kujdes, ruani vehtën, familjen qytetin tonë!