Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, pas takimit me përfaqësuesit e Gastronomëve të Kosovës, tha se po i trajtojnë me seriozitet kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.
Ai më tej ka shtuar se ka dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre dhe ka pranuar se gjendja në ekonomi nuk është në gjendje të mire.
“I dëgjova kërkesat dhe brengat ato që ndërlidhen me ekonominë, dhe janë që ata do ti bëjnë publike, mirëpo ajo që dua të them është qeveria e Kosovës është një raport me këtë sektor dhe është duke i trajtuar me seriozitetin më të madh të gjitha masat. Situata nuk është e mirë edhe me ekonominë”.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, tha se masat e Qeverisë nuk janë ideale, duke shtuar se kanë kërkuar një pako përkrahëse për të gjitha ndërmarrjet më të goditura nga pandemia.
“Mund të shprehim një kënaqësi që s’kemi hyrë në një fazë bllokuese sepse do të ishte fatale për ekonominë, vendimet e Qeverisë nuk janë ideale dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”.
“Kërkesa ka qenë që të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar dhe është vendim që mund të merret shumë lehtë. I kemi kërkuar që të zhvillohet një pako përkrahëse për të gjitha ndërmarrjet që kanë qenë më të goditura”.
Ndërkaq lidhur me masat ka folur edhe përfaqësuesi i Hotelerisë së Turqizmit, njëherit edhe këngëtari Afrim Muqiqi, duke thënë se kanë bërë kërkesë për lejimin e damave dhe ahengjeve.
“Kërkesa që në kemi propozuar të na mundësohet që ahengjet dhe sallat e dasmave të punojnë sikurse sektorët e tjera”, ka thënë Muqiqi.
I pyetur se a do i bashkëngjitet protestë së këngëtarit Labinot Tahiri, ai është përgjigjur se më mire është të ndiqet rruga institucionale sesa protesta, raporton EO.
Ndërsa edhe profesori Hysen Sogojeva, ka thënë që masat e ndërmarra të Qeverisë nuk janë masat më të mirë të mundshme.