Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbajti konferencën e radhës në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se procesi zgjedhor ka rrjedhur mjaft mirë.
“Merita i takon qytetarëve qe kanë votuar. Ka pasur incidente që janë denoncuar, e për këtë presim nga organet kompetente të merren me to”, tha ai.
Sipas tij, ka ende shumë qytetarë të cilët duan të votojnë.
“Jemi të informuar se ka shumë qytetarë për të votuar prandaj i ftojmë komisionerët e vëzhguesit për t’iu mundësuar të votojnë. Si PDK i ftojmë ata të vazhdojnë punën e tyre deri në numrinin e votës së fundit”, tha ai.
Tahiri deklaroi se nga informatat që kanë si parti janë e para në shumicën e komunave.
“Nga informatat që kemi, PDK-ja do të jetë parti e parë në shumicën e komunave, por presim një fitore. Për fat të keq rezultatet e Exit Pol janë jo relevante. S’është hera e parë që Batoni ia huq. Jemi të bindur se PDK-ja ka shënuar fitore me një dallim nga partia e dytë ”, tha ai, raporton EO.