Tahiri për përgjimet “Kusari-Radojiçiq”: Cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të fillojë hetimet për video-ingjizimet ndërmjet shefes së deputetëve të VV-së dhe Milan Radojiçiqit, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për media, Tahiri ka thënë se ‘kjo seancë është detyrim kushtetues dhe ligjor, dhe mos pjesëmarrja e VV-së do të ishte një turp i madh’.

“Seancat e jashtëzakonshme të cilat ftohet prej 40 deputetëve është obligim ligjor dhe kushtetues pavarësisht se a merr pjesë ndonjëra prej partive parlamentare apo nuk merr pjesë. Këtu nuk duhet kuorumi prej 61 deputetëve që të filloj seanca, prej atyre 120 sa jemi. Kjo seancë është detyrim kushtetutës dhe ligjor të filloj sepse është e ftuar 40 deputetëve”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahiri, Qeveria Kurti duhet të ballafaqohet me të vërtetën, madje ai bëri thirrje Kusari-Lilës, që t’i tregoj të gjitha argumentet për ata të cilët kanë dërguar dhurata tek familjarëve të Rajdoçiqit.

“Nuk e di nuk kam dëgjuar se a do të marrin pjesë, do të ishin një turp i madh mos pjesëmarrja në seancë. Ata duhet të vijnë dhe të ballafaqohen me të vërtetë. Ata duhet të japin argumentet e tyre dhe tregimin e tyre sepse kanë shkuar deri në nivel të tillë të koordinimit me njerëz të cilat janë në listën e zezë të ShBA-së, me njerëz kanë një të kaluar të rëndë kriminale, të cilët janë edhe vrasës të policëve tanë. I bëra thirrje edhe dje, i bëj thirrje edhe sot se është në interes të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës me pa kush janë ata njerëz që kanë marr pjesë në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit, kush janë ata njerëz që kanë dërguar dhurata për familjen dhe fëmijët e tij, pra është në interes sepse një gjë e tillë cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë”, u shpreh Tahiri.

Të ngjashme