Tahiri për përgjimet: U demaskua pushteti i Vetëvendosjes e Albin Kurti

| 10 Kor 2023 | 14:17 | Nga

Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në Kuvendin e Kosovës për përgjimet e publikuara nga mediet, lidhur bisedat ndërmjet shefes se deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin e Listës Serbe, raporton Ekonomia Online.

Tahiri u shpreh se është demaskuar pushteti i Vetëvendosjes dhe Albin Kurti.

“Dëgjuam përgjime që tregojnë bisedat tua me Radojicin. Bëjmë thirrje te Prokuroria që të marrë hapa që janë në komunikim me ata njerëz që janë në listë të zezë me Amerikën. Po fillon një epokë e re e prezantimit të VV-së me Radojiçiqin”, tha Tahiri.

“Sot u hap një epokë e re që po e prezanton një bashkëpunimin tuaj me kryekriminelin Radojiçiq. Mediat po bëjnë punë më shumë se ne opozita për demaskimin tuaj dhe të Kurtit. Po jepni argumente që nuk jeni të aftë me qeverisë këtë vend. Jeni bashkëpunëtorët e Listës Serbe e Radojiçiqit. Ne kemi pasur koalicion, e jo sikur ju që keni fol me njerëz të ndjekur nga Prokuroria e Kosovës dhe nga Departamenti i Shtetit. Tani e tutje vërtetë do të ballafaqohemi me Milan Radojiçiqn”, tha tutje Tahiri.

Të ngjashme