Tahiri për Qeverinë: A jeni more në mend?

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i indinjuar me Projektligjin që Qeveria përmes caktimit të masave të përkohshme të produkteve themelore, po tenton ta kalojë në Kuvend.

Tahiri tha se AAK-ja nuk e mbështet këtë projektligj, pasi thotë se është “ligj politik”.

“Ku në botë e cakton shteti apo ministria marzhën?”, pyeti i mllefosur Tahiri, gjatë Kuvendit.

Madje, ai iu drejtuar pushtetit se “a janë në mend” për caktimin e marzhës së produkteve esenciale.

“Neni 5, shihni vetëm pikën 1.2 thotë ndalimi i largimit nga shitja e produktit, neni 1.3 caktimi i marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë. A jeni more në mend? Ku e cakton qeveria marzhën? Mbi çfarë baze qeveria ia cakton sektorit privat marzhën. Kaq, e kalkulon koston, dhe e përcakton profitin. Ky është shtet demokratik, i tregtisë së lirë”, theksoi ai.

Të ngjashme