Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se në veri ka prezencë të vogël të Policisë, raporton EKonomia Online.
Sipas tij, atje “kemi policë që as mos me arritë mi mbrojte objektet e stacioneve policore”.
Tahiri tha se nuk duhet lejuar vazhdimi i një krijimi të një realiteti të ri në veri të vendit tonë.
“Fatkeqësisht sot e kemi një vend që e kemi të shtrirë sovranitetin në mënyrë të brishtë. Atje kemi policë sa as mos me arritur mi mbrojtur objektet e stacioneve policore. Qajo është prezenca e policisë tonë. Sot atje është një realitet i ri, pa institucionet tona”.
“Kryeministri duhet me marrë veprime, me siguruar funksionimin e plotë të gjyqësorit në atë pjesë. Të mos lejohet vazhdimi i një krijimi të një realiteti të ri në veri të vendit tonë. Të ketë veprime konkrete të Qeverisë”.