Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në shenjë pakënaqësie për vlerën e koeficientit, kanë lëshuar seancën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Është një pagë e papërballueshme, një pagë e cila e zbrazë Kosovën dhe e thellon varfërinë në vendin tonë. Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim të Qeverisë, ne sot vendosëm që ta bojkotojmë këtë seancë”, tha Tahiri, për gazetarët në hollin e Kuvendit.
“Ky koeficient nuk i është nënshtruar një debati në parlament. Ky është një diktat nga Kurti dhe është koeficient që e ka përcaktuar ai personalisht”, tha ai.