Në 33-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Ali Ajeti,shefi i grupit parlamentar Besnik Tahiri e ka përkujtuar ” si prijës të parë të rezistencës përball shtypjes dhe agresionit që ushtronte Serbia”.
Tahiri tha se me veprimtarinë e shquar atdhetare Ajeti, u shndërrua në pishtar të njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Në 33-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Ali Ajeti, kujtojmë atë si prijës të parë të rezistencës përball shtypjes dhe agresionit që ushtronte Serbia. Ali Ajeti me shokë, të brumosur nga trimëria, krijuan një bërthamë të armatosur “Çeta e Llapit”, duke u bërë frymëzim për luftë deri në çlirim.
Me veprimtarinë e shquar atdhetare, Ali Ajeti, u shndërrua në pishtar të njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovë.