Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri, ka thënë se plani për arsim është ndërtimi i 7 çerdheve të reja, 2 në qytet e 5 në fshatra.
“Në këtë mandat kemi ndërtuar 2 qerdhe të reja, do të vazhdojmë me ndërtimin e 7 tjerave në mandatin e radhës, 2 çerdhe do ti ndërtojmë në qytet ndërsa 5 tjera në fshatra”, tha Tahiri.