Tahiri: Presidenti duhet ta udhëheqë dialogun

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 10:11 | Nga

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar partitë politike për konsensus rreth fazës finale të dialogut me Serbinë.

Ajo për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se konsensusin e parë që duhet ta arrijnë partitë është ai për vija të kuqe që Kosova duhet t’i ketë në këtë proces.

Tahiri ka vlerësuar se vija të kuqe duhen të jenë njohja reciproke, pakoja e Ahtisarit dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Tahiri ka theksuar se Kuvendi duhet ta miratojë platformën për këto bisedime dhe ta autorizojë presidentin dhe ekipin negociator i cili do ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces dialogues.

“Të gjitha partitë duhet të angazhohen në një debat parlamentar dhe të arrijnë një konsensus, pastaj Kuvendi ta aprovojë platformën dhe vijat e kuqe si dhe ta autorizojë një delegacion konsensual, i cili do të udhëhiqet nga presidenti për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës në këto bisedime”, ka thënë Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme