Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri së bashku me asambleistin Bashkim Hajrizi vizituan banorët e fshatit Shallc.
Tahiri menjëherë ka filluar me projekte në këtë fshat duke filluar nga Ujësjellësi, ndriçimi e disa rrugë lokale.
Postimi i plotë:
Mbrëmë në Shallc, bashkë me asambleistin tonë prof Bashkim Hajrizi takuam banorët e këtij fshati.
Ujësjellësi, ndriçimi e disa rrugë lokale po trajtohen atje. Vazhdojmë me projekte të reja që i lidhin lagjet e Shallcit por edhe subvencionimin në bujqësi.
Faleminderit për përkrahje, do të jem gjithmonë pranë jush e mirënjohës.