Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga prokuroria të nisë hetime për gjyqtarin e pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, i cili më herët u akuzua nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se është bashkëpunëtor i agjencisë serbe të inteligjencës, BIA, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se çdo dyshim i ngritur ndaj gjyqtarit duhet të sqarohet përmes hetimeve të plota dhe transparente.
“Kur ju bien mirë thoni që është në rregull, kur nuk ju pëlqen vendimi më dal me nxjerr akuza. Unë kërkoj nga prokuroria të hetoj çdo edhe gjyqtar në fjalë sepse dyshime të tilla duhet të ketë një epilog të hetimit. Nuk mund të jetojmë në një vend ku thjesht flasim dhe nuk ka hetim. Edhe për gjyqtarin në fjalë duhet që të ketë hetime. Duhet me ardhë deri te një epilog se a ka diçka të vërtetë apo jo. Nëse ka, ne paskim pasur në zgjidhjen e këtyre institucioneve edhe faktor të rrezikshëm, edhe në zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së, edhe institucioneve që përmenda, edhe miratimin e ligjit për hulumtimin e krimeve të luftës, që e bëjnë problematike vendimmarrjen në këto gjykata”, tha ai.
