Shefi i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit, ka parashtruar disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti rreth vizitës në Bruksel dhe a do të vazhdojë procesin e dialogut pa u zbardhur fati i të pagjeturve, raporton Ekonomia Online
Ai ka pyetur cili është qëndrimi karshi marrëveshjes së Uashingtonit, duke shtuar se a është e dëmshme kjo marrëveshje siç ka thënë Kurti dikur.
“Javën që lamë pas kryeministri Kurti ishte për vizitë në Bruksel. Kjo ishte vizitë që ishte për taktikën e radhës në kuadër të dialogut, dhe për shkak të këtij nxitimi që u bë prioritet i për kryeministrin”.
“Para dy vitesh Kurti ka folur për katër etapa që duhet ti ketë dialogu, cilat marrëveshje janë respektuar nga palët”.
“Qytetarët meritojnë një përgjigje nga Kurti, pra ai duhet t’i bëjë me dije qytetarëve se pa u zbardhur fati i të pagjeturve a do ta vazhdojë dialogu”.
“Një mos koordinim i mirë ndërmjet Hotit dhe Kurtit e nxirri Kosovën në një pozicion shumë qesharak”.