Tahiri: Qeveria Kurti e painteresuar për Ligjin e Pagave

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti nuk është e interesuar që ta shtyjë përpara Ligjin e Pagave.

Tahiri në një intervistë për Telegrafin është shprehur se ky Ligj krijon një hierarki të pagave në sektorin publik.

“Duhet të shtyhet Ligji i Pagave. Nuk ka vullnet të shtyhet Ligji i Pagave, por pa marr parasysh ne e mbështesim dhe kërkojmë që të shtyhet. Ky Ligj e krijon një hierarki të pagave, i rrit pagat në disa sektorë, në veçanti për policët, mjekët e shumë të tjera”, tha Tahiri.

Ai ka theksuar se pagat në sektorin publik janë në një gjendje të tmerrshme.

“Sektori privat është në gjendje të tmerrshme. Rrogat janë minimale, ka paga 200 euro. Ka një vit që kryeministri Kurti nuk është marr me këtë çështje”, ka theksuar ai.

Në këtë intervistë, Tahiri po ashtu ka folur për krizën energjetike në vend, politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë.

Të ngjashme