Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë kompromise më Serbinë në procesin e dialogut, ndërsa që duhet të bashkëpunojë më ShBA-në në këtë proces, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, raporton Ekonomia Online.
Ai këto koment i ka bërë pas mbledhjes së Kryeisë, kur është pyetur për letrën e presidentit Biden dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku kërkon që dialogu të përfundojë me njohje reciproke, por që sipas Biden duhen edhe kompromise të vështira.
“Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë kompromise, ne nuk besojmë që ShBA-të do ti kërkojnë Kosovës për kompromise, dhe bashkëpunimi me të është i duhur”, tha ai.
Ndërsa Biden në letrën e tij ka thënë se ShBA-ja do të ndihmojë në përfundim e dialogut me njohje reciproke.
“E di që për të arritur këtë duhet fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe SHBA-ja do të jetë partner i juaj në çdo hap”, ka thënë ai.