Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas miratimit nga Qeveria të buxhetit për vitin 2024. Përmes një statusi në “Facebook”, ai tha se kjo është tallje me nëpunësit publikë.
Postimi i plotë:
Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro.
Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore.
Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!