Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka është shprehur se Sot, qytëtarët e vendit po paguajnë një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” shkroi se rritja e çmimeve po ua vështirëson tej mase jetën e qytetarëve.
“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta.
Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.
Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!”, shkroi Tahiri.