Tahiri: Qytetarët të informohen për vërshime të mundshme

Prishtinë | 12 Qer 2023 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), tha se qytetarë duhet të informohen për vërshime të mundshme.

Krejt kjo sipas tij, në mënyrë që të jenë të përgatitur dhe sadopak të mundohen të minimizojnë dëmet e mundshme.

Ndërsa institucionet tha si si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet t’i ngrisin kapacitet e tyre.

Postimi i plotë:

Gjatë periudhës së fundit në vendin tonë, kemi të reshura thuajse të përditshme. Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për ditët në vijim, mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit.

Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore dhe ekonomi familijare e biznesore.

Qytetarët duhet të jenë të informuar për mundësin e këtyre vërshimeve, në mënyrë që të jenë të përgatitur dhe sadopak të mundohen të minimizojnë dëmet e mundshme, ndërsa institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet ti ngrisin kapacitet e tyre, për t’u dal në ndihmë qytetarëve, në rast të përmbytjeve të mundshme.

Të ngjashme