Tahiri: Rama po i shmanget integrimit politik në BE për t’iu ikur obligimeve për sundimin e ligjit

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj idesë së bërë publike nga Edi Rama dhe Aleksandar Vučić për integrimin e Shqipërisë dhe Serbisë në tregun evropian, por jo edhe për integrimin politik në Bashkimi Evropian.

Në një postim, Tahiri shprehet se për Vuçiçin është e qartë pse dëshiron t’i shmanget integrimit politik të Serbisë në BE, duke theksuar se Serbia e ka kusht njohjen e shtetit të Kosovës përmes Kapitullit 35, me të cilin është kushtëzuar nga BE-ja. Sipas saj, Vuçiç gjithashtu nuk dëshiron ta zemërojë Rusinë me anëtarësimin e Serbisë në BE.

Por, sipas Tahirit, pyetja që shtrohet është pse Rama dëshiron t’i shmanget integrimit politik të Shqipërisë në BE, kur sot Shqipëria është më afër BE-së sesa Serbia.

Ajo vlerëson se shmangia e Ramës lidhet me evitimin e obligimeve për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e pastër, në një kohë kur, sipas saj, korrupsioni në Shqipëri është në rritje marramendëse.

Tahiri thekson se ditët e fundit Rama ka larguar persona të korruptuar nga qeveria sepse, sipas saj, është detyruar nga BE-ja, duke shtuar se mund të vijë momenti kur do të duhet të largojë edhe veten me kërkesë të BE-së.

Të ngjashme