Tahiri: Raportimi i Kurtit në Kuvend është obligim Kushtetues, me rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 12:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se raportimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvend është obligim Kushtetues, raporton Ekonomia Online.

Madje ai ka kërkuar që përmes një rezolute të pranohen kërkesat e minatorëve që janë në grevë.

“Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit dhe është obligim i Rezolutës që është miratuar në Kuvend. E rëndësishme është që të kuptohet se në çfarë është pajtuar Qeveria e Kosovës dhe si do të jetë që kryeministri është pajtuar për Asociacionin”, ka thënë Tahiri, teksa foli edhe për grevën e minatorëve.

“Ne gjithashtu do të kërkojmë që në seancën e radhës që përmes një rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve. Mendoj që janë kërkesa të drejta dhe minimale”.

Të ngjashme